75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / P M

Fëmija njëvjeçar ndërron jetë në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Një rast i rëndë është raportuar në Spitalin rajonal të Pejës, ku një fëmijë rreth një vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi, babai i fëmijës, ka deklaruar se një ditë më parë (më 05.11.2025) e kishte dërguar fëmijën për trajtim në të njëjtin spital, ku pas marrjes së trsjtimit mjekësor ishte liruar për në shtëpi.

TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSORRr. Nënë Tereza, Pejë 06.11.2025 – 08:50.  Ankuesi mashkullkosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.