Prishtina është sot e fëmijëve
Në mbarë botën me aktivitete të shumta është duke u shënuar 1 Qershori, Dita e Fëmijëve, përcjellë Indeksonline.
Me aktivitete të ndryshme kjo ditë është duke u festuar edhe në Kosovë.
Ndryshe Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925.
Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.
Dy vjet më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga aktivitetet që janë duke u mbajtur në kryeqytet.

Në njërën nga to është duke marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Indeksonline/


