Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk pagoi para/ 62-vjeçari vrau turistin në sy të familjarëve në Berat
Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë së Beratit.
Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk ka paguar para.
Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.
Autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa rezulton me precedent penal në shtetin fqinj, Greqi. /tch/

