Fëmijët e aksidentuar janë dërguar në spital/ Policia jep detaje për aksidentin në Pejë

Një veturë raportohet se ka goditur dy fëmijë në Pejë. Sipas lexuesve të IndeksOnline, drejtuesi i veturës ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes, por që është bllokuar nga kalimtarët e rastit.
Në anën tjetër, Driton Rugova nga Policia e Pejës ka thënë për IndeksOnline se fëmijet e aksidentuar janë dërguar në Spitalin e Pejës.
“Sot rreth orë s14:45 polcia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, ka thënë ndër të tjera ai.