15:32 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fëmijët e emigrantëve të detyruar të marrin “drogë” në qendrat e paraburgimi në SHBA

Fëmijët emigrantë të ndaluar në kufirin amerikan janë duke u detyruar të marrin drogë për të menaxhuar traumat e tyre, thuhet në një padi.

Të rinjve që mbahen në vende të ndryshme, përfshirë edhe Qendrën e Shiloh Treatman në Teksas, është duke iu dhënë drogë pa lejen e prindërve të tyre, thuhet në padinë e paraqitur nga Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtës Kushtetuese.

Padia pretendon se disa fëmijë kishin marrë nëntë pilula të ndryshme në mëngjes dhe gjashtë në mbrëmje, pasi iu tha se nuk do liroheshin nëse refuzonin t’i merrnin.

Më 16 prill nisi si zbatim politika “toleranca zero” e Administratës së Trump për të ndarë fëmijët nga prindërit që  kaluan ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë.

Presidentin amerikan duket se e ka shfuqizuar këtë gjë, duke nënshkruar dje një urdhër ekzekutiv për të mbajtur se bashku fëmijët me prindërit e tyre./Indeksonline/