75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Fëmijët e shteteve skandinave, i rikthehen shkollave, përkundër rasteve në rritje me Covid-19

Nxënësit norvegjezë dhe ata të regjionit nordik tashmë janë rikthyer në shkollë. Janë rreth një milionë nxënës përgjatë regjionit nordik që janë rikthyer këtë të hënë në procesin mësimor, duke u bërë kështu në mesin e vendeve të para në Evropë që i janë rikthyer procesit mësimor pas pushimit veror, shkruan Financial Times, transmeton IndeksOnline.

Përkundër rritjes së numri të rasteve me Covid-19 në këtë pjesë të Evropës, shtetet nordike, si Norvegjia, Finlanda e Suedia i kanë vënë vetës dy argumente të fuqishme pse procesi mësimor duhet të filloj: e para se fëmijët duhet të jenë prioritet mbi çdo grup tjetër dhe e dyta ata nuk kanë shfaqur deri më tani aftësinë që ta përhapin virusin në masë domethënëse.

Danimarka dhe Norvegjia ishin shtetet e para në Evropë që në prill i rihapën shkollat, pas fillimit të pandemisë, mirëpo këtë e bënë në mënyrë graduale, duke shtuar numrin e klasave e duke zgjeruar hapësira e mësimit. Mirëpo tani ata sërish kanë marrë vendim të hapin shkollat në këtë situatë kur rastet me Covid në këto shtete janë duke u shtuar, e veçanërisht tek gjeneratat e reja, transmeton IndeksOnline.

“Shkollat nuk do të jenë në gjendje të bëjnë atë që duan. Gjërat nuk do të jenë normale. Ka qenë një pranverë e vështirë, e po ashtu do të jetë edhe një vjeshtë e vështirë”, ka thënë Peter Fredriksson, shef i Agjencisë Kombëtare të Edukimit në Suedi, në vendin që shumica e shkollave kanë qenë të hapura gjatë pandemisë. Këtë javë do të rihapen të gjitha shkollat duke i përfshirë edhe ato me nxënës të moshës mbi 16 vjeçare e të cilat kanë qenë të mbyllura që nga marsi.