75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Fëmijët ‘hero’ mblidhen për të shpëtuar 8 vjeçarin që ishte varur në një ashensor skish

Një moment i pabesueshëm i një grupi fëmijësh që punuan së bashku për të shpëtuar një djalë 8 vjeçar i cili rrëshqiti nga një ashensor skish është publikuar së fundi.

Djemtë, të cilët tani janë konsideruar si  ‘heronj’, ishin në një vend skijimi në një ditë zbavitëse kur panë ngjarjen e të riut.

Babai i tij ishte duke u përpjekur ta tërheq atë përsëri  prapa, por ishte i shpejtë momenti kur humbi kapjen e tij, transmeton Indeksonline.

Në momentin që ata kuptuan se ai ka nevojë për ndihmë, grupi i djemve realizuan planin për ta shpëtuar.

Joshua Ravensbergen, 12 vjeç tha se njerëzit ishin aty, por ata vetëm e shikonin, duke mos ditur se çfarë të bënin.

Ndërsa një prej shpëtuesve, Samuel Veri tha se ishte instikti që ndikoi për të shpëtuar djalin që po rrezikohej për rënie./Indeksonline/