Fëmijët ia nxjerrin “të zezat” Kimit

Kim Kardashian ka pranuar disa kartolina nga fëmijët e saj për Ditën e Nënave.
Në Instagram ajo ka publikuar disa vizatime dhe një fotografi me listë ku shkruan “gjithçka për nënën time”, të realizuar nga fëmijët e saj, transmeton Indeksonline.
Nuk dihet nëse kjo listë vjen nga North, Saint, Chicago apo Psalm por duket se ata nuk e dinë moshën e saktë të 42 vjeçares.
“Nëna ime është 22 vjeç” nis përmbledhja.
“Nëna ime nuk gatuan kurrë, ajo ka një kuzhinier, ushqimi i preferuar është një sallatë”. Shkruhej aty ku u shpjeguan karakteristikat tjera të yllit të famshëm botëror./Indeksonline/