16:13 / E Shtunë, 01 Janar 2022 / OSH

Fëmijët po përdorin pije joalkoolike për të falsifikuar testet e Covid

Fëmijët e këtyre ditëve, ë? Disa fëmijë në TikTok janë parë duke përdorur substanca të tilla si lëngu i portokallit ose Coca-Cola për të krijuar teste të rreme pozitive të Covid që bëhen në shtëpi, në mënyrë që të mos shkojnë në shkollë.

Një llogari kushtuar trukut mashtrues kishte më shumë se 20,000 ndjekës përpara se të çaktivizohej dhe video të tjera janë shpërndarë përmes hashtagut #fakecovidtest, rezultatet e kërkimit të të cilit janë fshirë, raporton The Independent.

Një zëdhënës i TikTok tha: “Udhëzimet tona e bëjnë të qartë se heqim përmbajtjen që përfshin informacione mashtruese që shkaktojnë dëm, duke përfshirë informacionet e dëmshme mjekësore në lidhje me Covid-19 dhe keqinformimin kundër vaksinimit më gjerësisht.”