Fëmijët Venezuelës që bëjnë jetë luksoze, derisa pjesa më e madhe e vendit të tyre jeton në varfëri
Duke pozuar me grushta të mbushura me para, duke pozuar me yje të muzikës ose duke jetuar në hotelet më luksoze- fëmijët e pasur të elitës socialiste të Venezulës nuk dinë asgjë për mjerimin që prindërit e tyre kanë bërë në vendin e tyre.
Kreu i revolucionit socialist, Maria Gabriela, është vajza më e pasur e Venezuelës, me një pasuri personale prej më shumë se 4 miliardë dollarë, fshehur në llogarinë e saj bankare në Evropë.

Vajza e Maduros, Daniela shquhet për jetën e saj luksoze që nuk heziton ta shfaq nëpër media sociale

38 vjecarja fitoi pasurinë e saj të madhe duke vrapuar si zonja e parë e babit të saj socialist, ish-nënkolonel Hugo Chaves, pasi u divorcua me gruan e dytë.
Chavez shpalli Maria Gabrielan “heroina ime” kur ajo i bëri thirrje udhëheqësit kuban Fidel Castro për ndihmë pas përpjekjes së grushtetit të dështuar të vitit 2002 për të hequr qafe regjimin e tij socialist.

Megjithatë, Gabirela- dhe fëmijët tjerë të elitës socialiste të Venezuelës- duket se kanë harruar moton e Chavez-it “të jesh i pasur është keq”.

Përderisa ajo fshihet pas imunitetit diplomatik nga roli i emëruar nga regjimi i “ambasadorit alternativ të Venezuelës në Kombet e Bashkuara”, motra e saj më e vogël u largua nga vendi në turp, pas një reagimi publik ndaj pasurisë së saj.

Rosines Chavez iku në Paris, brenda disa orëve pas postimit të një fotoje ku mbante plot dollarë në duar.
Tani, ndërkohë që jeta e qytetarëve të thjeshtë në Venezuelë po përballen me skamje të madhe dhe probleme të tjera të shumta, ajo dhe pasardhësitë e tjerë socialt të pasur po sillen edhe më keq duke mos dashur t’ia dinë për jetën reale që bëhet në vendin e tyre.

Ata publikojnë fotografi nga më të ndryshme duke tregur jetën e tyre luksoze./Indeksonline/