21:27 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fëmijët vozisin një mini-Porsche për të shkuar në sallën ku do të operohen

Një spital po i lejon fëmijët të shëtisin me një mini-Porsche, si përpjekje për t’u ndihmuar në qetësimin e nervave të tyre.

Makina përdoret për transportin e të vegjëlve për operacione e tyre, transmeton Indeksonline.

Anesteziologët dolën me idenë si një mënyrë për të shpërqendruar fëmijët dhe për t’i parandaluar që ata të jenë të shqetësuar.

Ata kontaktuan kompaninë ‘Porsche’ që të dhurohej kjo mini-Porsche elektrike në mënyrë që fëmijët të shkonin në klinikën Kirurgjike në Bolton.

Përmes një donacioni, spitali në Bolton mori edhe një veturë mini-Cooper./Indeksonline/