Fëmiu tre vjeçar përfshihet nga flakët në shtëpinë e tij në Ferizaj

Një fëmijë tre vjeç është lënduar nga tymi dhe flaka, pasi zjarri kaploi dhomën ku ai po qëndronte.
Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.
Policia po heton se si erdhi deri tek përhapja e zjarrit.
“Ferizaj 25.12.2021 – 17:00. Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime” thuhet në njoftimin e Policisë.