Femra dhunohet në një motel në Prishtinë, i dyshuari i bën fotografi e incizime
Një femër në Veternik të Prishtinës ka raportuar në Polici se me 27 qershor është dhunuar seksualisht nga një person në një motel.
Në raportin e PK-së, bëhet e ditur se viktima me datën e lartcekur i dyshuari me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht.
Po ashtu, i dyshuari i kishte bërë fotografime dhe incizime të ndryshime.
Njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash.
Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti./Indeksonline/