09:44 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Femra nga Ferizaj njofton në polici: Një mashkull më sulmoi seksualisht, kisha frikë ta raportojë…

Ferizaj/Një femër njofton policinë: Një mashkull më sulmoi seksualisht,

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual në Ferizaj.

Një femër ka njoftuar policinë e Kosovës se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull, duke i bërë presion psikologjik në mënyrë sistematike, shkruan IndeksOnline.

SULM SEKSUAL

Ferizaj 25.04.2021-21:00. Viktima femër kosovare me  datën 03.05.2021 ka raportuar se nga data e cekur është ngacmuar e sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, duke i bërë presion psikologjik në mënyrë sistematike. Sipas viktimës, mos raportimi me kohë ka qenë frika nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/

/Foto ilustrim/