Një femër nga veriu kultivon kanabis
Në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se një femër kosovare është intervistuar pasi në pronën e saj janë gjetur 78 rrënjë të kultivuara narkotike kanabis.
Sipas njoftimit, bimët kanë qenë të mbjella në fshatin Vitanoviq, në Komunën e Leposaviqit, shkuan IndeksOnline.
“Fsh. Vitanoviq, Leposaviq 02.07.2020-08:30. Është raportuar se në pronën e të dyshuarës femër kosovare janë gjetur rreth 78 rrënjë të kultivuara narkotike kanabis. Ajo është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/