07:39 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Femra, rritni gjoksin me këto këshilla

Nuk do të keni nevojë as për operacione të frikshme, as për të shpenzuar orë të tëra në palestër.

Për gjoks më të ngritur dhe bust më të bukur nuk është nevoja t’i nënshtroheni ndërhyrjeve kirurgjikale. Mjafton të kryeni rregullisht disa ushtrime që do t’ju forcojnë muskulaturën dhe do t’ju ngrenë gjoksin, për të pasur kështu bustin ideal.

Ushtrimi i parë konsiston në forcimin e muskujve. Mjafton të vendosni poshtë mjekrës dorën e mbledhur grusht dhe ta mbani në atë pozicion për rreth 2- 3 minuta.

Ushtrimi i dytë ka të bëjë me zgjerimin e muskujve dhe tonifikimin e tyre. Bashkoni duart në mes të gjoksit duke u përpjekur t’i mbani edhe shpatullat drejtë.

Ushtrimi i tretë është disi më impenjativ. Përpiquni të bëni gjysmë- pompa duke vënë kështu në lëvizje muskulaturën e bustit dhe të krahëve. Ky ushtrim është tejet efikas nëse përsëritet me rregull.

Ushtrimi tjetër mban ndryshe emrin “shporta” dhe ka si qëllim arritjen e një balance nëpërmjet forcimit të muskujve. Qëndroni kështu për rreth 2 minuta dhe do të shihni rezultatet e para.

Një tjetër ushtrim është edhe ky këtu, që bën të mundur çlirimin e muskujve nga kontraktimet dhe ngritjen e bustit.

Ndërsa për të apasionuarit po këshillojmë këtë tjetrin. Një ushtrim efikas që vë në lëvizje jo vetëm muskujt e bustit, port të të gjithë trupit.