75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 21 Mars 2023 / AR

FEMRA – viktimë më e shpeshtë e dhunës në familjet kosovare, tregojnë raportet

Ende vazhdon të jetë e pranishme dhuna në familje në vendin tonë. Kjo konfirmohet edhe nga vetë organet e rendit, nga raportet e tyre.

Nga Policia e Kosovës për Indeksonline tregojnë se vetëm në dy muajt e parë të këtij viti (janar, shkurt 2023) janë raportuar 404 raste të dhunës në familje.

Në raporte shihet se, femrat kosovare janë ende viktimat më të shpeshta të dhunës.

Nga gjithë ato raste të raportuara, 320 janë viktima femra, kurse 99 meshkuj.

Thuajse ngjashëm raste të dhunës në familje pati edhe gjatë dy muajve të parë të vitit paraprak (janar, shkurt 2022).

Numri i viktimave të gjinisë femërore ka dominuar edhe gjatë tërë vitit 2022.

Siç njofton Policia e Kosovës, 2294 femra ishin viktimë e dhunës në familje gjatë atij viti.

Numër ky gati katër herë më i madh se numri i viktimave meshkuj. Gjatë 2022 pati 523 viktima meshkuj.

Totali i përgjithshëm i numrit të viktimave të dhunës në familje gjatë vitit 2022 është 2817, nga gjithsej 2764 raste të raportuara./Indeksonline/