75 Mall Live Search
10:41 / E Diele, 10 Tetor 2021 / OSH

Femrat kosovare që po arrijnë suksese në garat e automobilizmit malor përkundër që për konkurrencë kanë meshkujt

Bardhyl Canolli, Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli, Valon Jaha, Faton Rama, Mimoza Jetullahu, Arjeta Rysha, e Selim Tahirsylaj do ta përfaqësojnë Kosovën në garën e disiplinës malore, FIA Hill Climb Masters, e cila prej 08-10 tetor të këtij viti mbahet në Braga të Portugalisë.

Në mesin e garuesve nga përfaqësuesja e Republikës së Kosovës është edhe garuesja, Mimoza Jetullahu, e njëjta në disa gara brenda Kosovës dhe rajonit ka arritur rezulatate të mira përkundër konkurrencës që në shumicën e rasteve janë meshkuj.

Ne garën e tanishme që mbahet sot në Braga-Portugali përveç Mimozës garon edhe femra tjetër Arjeta Rysha si dhe grupi me 5 meshkuj nga Kosova.

Sponzorët janë për t’u falënderuar pasi kanë mbështetur fuqishëm garuesit kosovar në këtë kompeticion./Indeksonline/