75 Mall Live Search
23:15 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Femrat në Kosovë më të përkushtuara se meshkujt në shkollimin e mesëm të ulët

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në raportin vjetor të publikuara me statistika nxjerr që femrat janë më të përkushtuara se meshkujt për të përfunduar arsimin e mesëm të ulët.

Sipas raportit, 95% e femrave që filojnë në klasën e gjashtë arrijnë të kryejnë klasën e nëntë.

Ndërsa tek meshkujt përqindja është më e ulët. 93% e meshkujve që fillojnë klasën e gjashtë, arrijnë të kryejnë klasën e nëntë.

Në nivel të përgjithshëm, 0.40% e nxënësve në klasën e gjashtë e përsërisin klasën. Ndërsa në klasën e shtatë dhe tetë 0.30% të nxënësve përsërisin klasën.

Kurse në klasën e nëntë, përqindja është 0.20%./Indeksonline/