12:37 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Femrat nuk mësohen nga gabimet

Femrat më së shpeshti i përsërisin gabimet identike nga e kaluara, pa marrë parasysh sa kanë vuajtur nga ato gabime.

Sërish gjejnë partner problematik i cili me siguri do t’ia thyejë zemrën dhe vazhdimisht do t’i shkaktojnë telashe.

Kur është fjala për dashurinë, si duket pjesëtaret e gjinisë femërore shumë shpesh i përsërisin të njëjtat gabime, sepse hulumtimet tregojnë që vetëm një përqindje e vogël e tyre mësohen nga to.

Shkencëtarët e fakultetit anglez Hartpury kanë bërë një studim në të cilin ishin të përfshira 146 vajza.

Në bazë të pyetjeve të cilat ua kanë bërë, ka rezultuar që femrat më së shpeshti i përsërisin gabimet identike nga e kaluara pa marrë parasysh se sa kanë vuajtur për shkak të tyre.

Përgjigjja më e shpeshtë ishte që vajza sërish do të vendoste për tipin problematik i cili me siguri do t’ia thyente zemrën dhe vazhdimisht do t’i shkaktonte telashe.

Shkencëtarët e kanë shpjeguar këtë me faktin që femrat në të shumtën e rasteve ikin nga lidhja monotone, ndërkaq ato janë në lidhje kryesisht me meshkujt të mirë, të qetë të cilët nuk u shkaktojnë kokëçarje.

Mu për këtë shpesh zgjedhin tipa kokëfortë dhe agresivë me të cilët kurrë nuk do të kenë monotoni, mirëpo për këtë do të vuajnë goxha shumë.