75 Mall Live Search
18:19 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fenerbahce e detyron Vedat Muriqin të vesh fanellë në mbështetje të ushtarëve turq

Si kombëtarja, ashtu edhe klubet turke janë duke përkrahur ndërhyrjen ushtarake turke në Kurdistan.

Skuadra e Fenerbahces ka dalë në fushë me fanella me një shkrim që përkrah këtë ofensivë të shtetit dhe ushtrisë turke.

Atdheu mirënjohës për ju“, është shkruar në fanellë, shkruan Indeksonline.

E këtë e kanë “pësuar” edhe lojtarët jo turq që janë detyruar të veshin këtë fanellë.

Në mesin e tyre është edhe ylli i Kosovës, Vedat Muriqi.

Kujtojmë se UEFA ia ka tërhequr vërejtjen disa herë Turqisë që të distancojë futbollin nga veprimet politike. /IndeksOnline/