75 Mall Live Search
20:40 / E Diele, 07 Prill 2024 / G T

Fenerbahce e dorëzon ndeshjen, fitohet kupa më e shpejtë n’histori të futbollit

Skuadra e Galatasarayt është fituese e Superkupës së Turqisë për sezonin 2023/24.

Ishte minuta e dytë e ndeshjes, ku lojtarët e Fenerbahces e dorëzuan ndeshjen, shkruan Indeksonline

Fenerbahce kishte udhëtuar në “Nisan” stadium me lojtarët e grupmoshave U19 – kjo si shenjë proteste për vendimin e fundit nga Federata e Futbollit të Turqisë.

Galatasaray arriti të shënonte gol në sekondat e para me anë të Mauro Icardit.

Pastaj lojtarët e rinj të Fenerit u ftuan për ta dorëzuar ndeshjen dhe kështu Galatasaray triumfoi në Superkupë.

Padyshim kjo ishte finalja më e shkurtër në histori të futbollit europian./Indeksonline/