75 Mall Live Search
19:07 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fenerbahce e Muriqit në rënie të lirë, humb derbin e Stambollit

Fenerbahce po kalon në një formë jo shumë të mirë në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Skuadra e Vedat Muriqit është mposhtur në derbi nga Galatasaray me rezultat 1-3, ku ylli i Kosovës luajti 90 minuta.

Feneri kaloi e para në epërsi me golin e Max Kruse në minutën e 21-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Galata më pas realizoi tri gola përmes Donk (40′), Falcao (79′) dhe Onyekuru (90+7).

Si gjithmonë ndeshja ishte e tensionuar, ku gjyqtari ndau tre kartonë të kuq.

Galatasaray ngjitet në vendin e dytë me 45 pikë aq sa ka edhe Trbzonspor ndërsa Fenerbahce ka rënë në vendin e gjashtë me 38 pikë. /IndeksOnline/