75 Mall Live Search
11:00 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Fenerbahce gjen zëvendësuesin për Muriqin

Vedat Muriqi ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Fenerbahcen dhe për këtë arsye ka përfunduar në radarët e shumë klubeve të mëdha europiane, mes tyre edhe Lazio e Tottenham.

Gjasat janë që kosovari t’i japë lamtumirën verdhezinjëve nga Stambolli në merkaton e kësaj vere dhe Fenerbahce ka nisur që tani të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Mediat turke raportojnë lajmin e bujshëm se drejtuesit e skuadrës nga Stambolli interesohen për  ish-sulmuesin e Skënderbeut Ali Sowe.

Bomberi nga Gambia i cili aktualisht aktivizohet te CSKA-ja e Sofjes në Bullgari pëlqehet shumë nga Fenerbahce pasi ka karakteristikat e duhura për të zëvendësuar Muriqin.

Nga shitja e ish-sulmuesit të Teutës dhe Besës, Fenerbahce pritet të përfitojë miliona euro dhe blerja e 25-vjeçarit Sowe që në transfermarkt vlerësohet 2 milionë euro nuk do të jetë aspak problem për klubin turk./IndeksOnline/