18:32 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Fenerbahce ia sheh ‘hajrin’ Vedat Muriqit, mund të ndodhë kjo gjë

Ofertat për futbollistin kosovar, Vedat Muriqin vetëm sa po vijnë duke u shtuar.

E duke e marrë parasysh këtë pritet që Fenerbahce të përfitoj një shumë të majme parash nga shitja e tij, shkruan indeksOnline.

Sipas mediumit turk SportHaber, me shitjen e Vedat Muriqit skuadra e Fenerbahces mund të thyej record për fitimin më të madh ndonjëherë nga shitja e një futbollisti.

Për Muriqin pritet që klubet e interesuara të paguajnë deri në 25 milionë euro.

Kurse klubi më i afërt për transferimin e tij sipas mediave turke del që është skuadra angleze Tottenham./IndeksOnline/.