75 Mall Live Search
22:46 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fenerbahce në janar ofertë zyrtare për Florent Hadërgjonajn

Florent Hadërgjonaj në janar pritet të largohet nga Huddersfieldi.

Mbrojtësi kosovar nuk është fare i kënaqur me tretmanin te ekipi anglez.

Mediumet turke shkruajnë se Fenerbahce në afatin e ardhshëm kalimtar do të bëjë ofertë zyrtare për Hadërgjonajn, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se agjentë të gjigantit turk e kishin përcjellur reprezentuesin kosovar në ndeshjen kundër Çekisë në Prishtinë.

Nëse realizohet ky transferim, Hadërgjonaj do të bëhej kosovari i dytë të Fenerbahce pas Vedat Muriqit.

/Indeksonline/