75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / G T

Fenerbahce po bën hajgare me Gaziantepin, En Nesyri shënon supergol

Skuadra e Fenerbahces është duke fituar 0:3 ndaj Gaziantepit në Kupën e Turqisë, raundi i tretë.

Golin e dytë e shënoi En Nesyri në minutën e 23-të, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi realizoi një supergol pas asistit nga Kahveci.

Dy golat e tjerë për ekipin e Jose Mourinhos i shënoi Talisca.

Kujtojmë se ndeshjen e kaluar, Feneri barazoi pa gola 0:0 ndaj Galatasarayt, kurse sot po “shfryhet” tek ekipi që bën gara në Superligë./Indeksonline/