75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Fenerbahçe po ia sheh hajrin ende Muriqit, fiton 1 milion euro bonus nga kualifikimi i Lazios

Këtë javë, Lazio siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve, pasi përfundoi i dyti në grup pas Dortmundit.

Këtij suksesi nuk iu gëziu vetëm ekipi italian, por edhe Fenerbahçe.

Kjo pasi marrëveshja e Lazios me Fenerbahçen për transferimin e Vedat Muriqit në Olimpico, ka përfshirë në klauzolë edhe disa bonuse tjera, shkruan Indeksonline.

1 milion euro duhet t’i paguaj Lazio si bonus. Ndryshe, Muriqi nuk ka shënuar ende asnjë gol me ekipin e ri në 9 ndeshje të zhvilluara.

Ai vazhdon të jetë jashtë fushës për shkak të lëndimit muskulor.

/Indeksonline/