11:12 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fenerbahce pranon shitjen e Vedat Muriqit, ia cakton këtë çmim në treg

Fenerbahce e pranon shitjen e Vedat Muriqit, te secila skuadër që ofron mbi 20 milionë euro për sulmuesin kosovar. Krerët e gjigantit turk kanë thënë se janë të lumtur që Muriqi për pak muaj ka arritur të trefishonte vlerën e tij në treg.

Ersen Yanali e ka quajtur kosovarin si lojtar të domosdoshëm për skuadrën, por jo të pashitshëm, shkruan Indeksonline.

Fenerbahce, do të përdorë të njëjtën strategji sikur me lojtarin me prejardhje shqiptare, Elif Elmas, të cilin e kishte blerë shumë lirë, por e kishte shitur pas një edicioni për 16 milionë eurosh te Napoli.

“Secila skuadër që ofron mbi 20 milionë euro, mund ta transferojë Vedat Muriqin. Ka shumë skuadra të interesuara për të dhe ne jemi të hapur kurdo për bisedime”, ka thënë Yanal.

Muriqi ka shënuar 7 gola këtë sezon dhe është një nga lojtarët më të mirë në Kampionatin turk./Indeksonline/