12:12 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Fenerbahçe prodhon maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Klubi i madh turk Fenerbahçes ka ndërmarrë një hap tjetër, në lidhje me parandalimin e përhapjes së coronavirus.

Ekipi ku luan edhe ylli kosovar, Vedat Muriqi ka vendosur që të prodhoj maska mbrojtëse kundër coronavirus, kjo me logon e skuadrës për të gjithë tifozët që eduan skuadrën e tyre.

Fenerbahçe njoftimin e ka bërë nëpërmjet faqes zyrtare në “Twitter”, ku ka treguar se që nga sot tifozët mund të blejnë maskën e tyre me logon e klubit.