75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fenerbahce publikon statistikat e pabesueshme të Vedat Muriqit

Fenerbahce mbrëmë mposhti Denizlisporin me rezultat 1:2 në ndeshjen, ku Vedat Muriqi shënoi golin e dytë dhe ndihmoi në të parin.

Përveç golit, sulmuesi kosovar ka bërë edhe paraqitje shumë të mirë, duke u gjendur në çdo pjesë të fushës.

Skuadra turke sot ka publikuar statistikat, ku Muriqi ka vrapuar 10887 metra.

Ai ka qenë i dyti me distancë më të madhe të përshkruar, 400 metra më pak se Luis Gustavo.

Nuk është hera e parë që Vedat Muriqi bën një vrapim kaq të madh. /IndeksOnline/