Fenerbahçe zyrtarizon pasuesin e Mourinhos

Klubi turk, Fenerbahçe, ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Timonin e ekipit e ka marrë në duar Domenico Tedesco, i cili do ta udhëheq skuadrën për dy vjet, shkruan IndeksOnline.
Lajmin për nënshkrimin e kontratës e bëri të ditur vet ekipi, duke njoftuar se ndihmës i Domenicos do të jetë Gokhan Gonul, ish-kapiteni i skuadrës.
“Detajet në lidhje me ceremoninë e nënshkrimit të ekipit tonë të ri teknik do të ndahen më vonë” deklaroi ekipi.
Emërimi i Tedesco-s vjen pas shkarkimit të Jose Mourinhos në fund të gushtit, pasi klubi turk u eliminua nga play-off-i i Ligës së Kampionëve nga Benfica./IndeksOnline/