75 Mall Live Search
11:04 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Fenerbahçes i largohet njeriu, që e transferoi Vedat Muriqin

Damien Colli ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv të Fenerbahçes.

47-vjeçari ishte njeriu që e transferoi Vedat Muriqin te skuadra e Stambollit nga Rizespor, shkruan Indeksonline.

Sot, klubi me një komunikatë njoftoi largimin e tij.

Zoti Damien Comolli, i cili filloi të punonte si drejtor sportiv në klubin tonë më 12 qershor 2018, që nga sot ai ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij. Ne e falënderojmë për përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë mandatit të tij“, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes.

Feneri është rikthyer në formë dhe po lufton për titull pas disa sezoneve zhgënjyese që kishte. /IndeksOnline/