75 Mall Live Search
09:57 / E Diele, 31 Gusht 2025 / Gj Sh

Fenerbahche hyn në garë për transferimin e Ederson, i hapet rruga Donnarumas për kalimin te City

Kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga mbyllja e afatit kalimtar të transferimeve, Fenerbahche ka hyrë në garë për Ederson.

Klubi turk ka dërguar ofertë zyrtare te Manchester City, për portierin brazilian, shkruan IndeksOnline.

Oferta fillestare është 12 milionë euro, por që duket se nuk është e mjaftueshme për të bindur drejtureist e cityzens.

Fenerbahçe po bën presion përmes agjentit të Edersonit, Jorge Mendes, për të përshpejtuar marrëveshjen.

Nëse Ederson largohet, Donnarumma do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së Manchester Cityt./IndeksOnline/