08:42 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / C E

Fenomeni Haaland, shifra të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland është vërë një futbollist “vrasës” edhe në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Borusia Dortmund realizoi dy gola në ndeshjen ndaj Sevillën në fazën e 1/8, shkruan Indeksonline.

Kështu norvegjezi bëhet futbollisti që arrin më së shpejti 20 gola në histori të garës më interesante të futbollit.

Haaland arriti në kuotën e 20 finalizimeve në karrierë në Champions, pas vetëm 14 ndeshjeve.

Rekordin e mbante Harry Kane, me 20 gola pas 24 ndeshjeve, derisa tani Del Piero ka zbritur i treti, 20 gola pas 26 ndeshjeve.

Që nga debutimi në Champions në shtator të vitit 2019, Haaland është futbollisti që ka realizuar më së shumti, gjithsej 20 gola. /IndeksOnline/