75 Mall Live Search
09:23 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Fenomeni” për Messin – Nuk e besoj se ai do të largohet nga Barça

Leo Messi nuk po e sheh të qartë të ardhmen e tij te skuadra e Barcelonës.

Me ardhjen e trajnerit të ri Koeman shumë gjëra priten të ndryshojnë në klubin spanjoll, duke përfshirë edhe largimin e lojtarëve, shkruna IndkesOnline.

Në media gjithandej në Spanjë u përhap lajmi se Messi do të largohet nga Barcelona këtë sezon, por një gjë të tillë nuk e beson legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo.

Ai thotë se Messi është i lidhur shumë me Barcelonën dhe se nuk e beson largimin e tij sëpaku këtë sezon.

“Është shumë e pamundur që Messi të largohet nga Barcelona, veçanërisht me këtë krizë financiare nëpër Evropë”, ka deklaruar Ronaldo.

“Messi është referencë e klubit dhe nëse do të isha Barcelona unë nuk do të lejoja largimin e tij në çfarëdo rasti”.

“Messi ka një marrëdhënie shumë të fortë me Barcelonën. Unë nuk mendoj se ai do të ndalojë së dashuruari skuadrën. Ai është i mërzitur, natyrisht, me mënyrën se si u mposhtën në Ligën e Kampionëve”, tha ai.