75 Mall Live Search
12:12 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fenomeni Ronaldo flet për Messin: Më çmend, më bën të ëndërroj

Ronaldo Nazario, i njohur si ‘Fenomeni’ nuk ka fshehur simpatinë e madhe që ka për Leo Messin.

Shefi i skuadrës spanjolle, Valladolid ka deklaruar se kur e sheh Messin duke luajtur, çdo ndjenjë të mundshme e përjeton.

“Messi më bën të ëndërroj, më bën të qesh, më bën të lumtur, më bën të gjallë. Është një lojtar tejet i veçantë. Lojërat e Messit përjetohen” ka thënë Ronaldo.

Sipas tij, Neymar ka patur kapacitet të ngjashëm me Messin, por që këtë shpreson se mund ta shfaqë në vazhdimësi./Indeksonline/