75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fenomeni Ronaldo: S’doja të largohesha nga Barcelona, vendosi dikush tjetër

Ish-sulmuesi më i mirë në botë, braziliani Ronaldo ka thënë se nuk ishte vendim i tij largimi nga Barcelona.

Legjendari brazlian qëndroi vetëm një edicion te Barça, ku kishte filluar shkëlqimin që në ditët e para.

“Pata arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën në fund të stinorit dhe shkova me përfaqësuesen e Brazilit. Pesë ditë më vonë më telefonuan dhe më thanë se nuk mund të vazhdoja me rinovimin. Kurrë nuk ishte në duart e mia. Doja të qëndroja. Vendimi nuk ishte në duart e mia. Do të kisha preferuar të qëndroja, por nuk ishte në dorën time”, ka deklaruar Ronaldo./Indeksonline/