75 Mall Live Search
14:03 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / C E

Fenomeni shfrenon imagjinatën: Me Messin dhe Ronaldon në formacion do të kishim bërë “kërdi”

“Dream Team Ballon d’Or” (formacioni më i mirë i historisë) i hartuar nga “France Football” shkaktoi diskutime për një formacion sa spektakolar aq edhe të paekuilibruar, por sigurisht entuziazmoi një nga protagonistët e asaj njëmbëdhjetësheje.

Ronaldo “Fenomeni”, i cili u përfshi si sulmues qendror me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në krah, i kontaktuar nga revista e famshme franceze, deklaroi.

“Çfarë ekipi i çmendur. A mund ta imagjinoni nëse do të mund të kishin luajtur të tre, së bashku!? Mbrojtësit do të ishin tmerruar”, tha ish-sulmuesi brazilian.

Dhembja e kokës për kundërshtarët do t’ishte e garantuar, por edhe për tifozët spektakli do t’ishte i garantuar.

“Publiku do të kishte qenë i çmendur nga dashuria. Kam pasur mundësinë të përballesha me secilin prej tyre në fushë dhe duhet të them se ata bënë historinë e futbollit. Prania e tyre në “Drem Team” është më se e merituar”, ka thënë Fenomeni. /IndeksOnline/