Ferat Shala: Albin Kurtit iu nevojitën 9 vite për të kuptuar marrëveshjen!

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka komentuar marrvëeshjen e arritur në Bruksel sot mes Kosovës e Serbisë. Shala ka thënë se Kurtit dhe Vetëvendosjes i janë dashur 9 vite kohë për të kuptuar këtë marrëveshje, duke aluduar se e njëjta marrëveshje ishte arritur para disa vitesh.
“Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetvendosje iu është dashur nëntë vite kohë, për të ardhur në pikën e njohjes dhe të kuptuarit të marrëveshjes” shkruan Shala në reagim.
Kosova dhe Serbia sot në Bruksel kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri./Indeksonline/