Ferat Shala kishte paralajmëruar një ditë më parë emërimin e Nurbojës në krye të BQK-së (Video)

Kryetari i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja është emëruar ushtrues detyre i guvernatorit të BQK-së.
Pikërisht këtë e kishte, paralajmëruar një ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.
Në mbledhjen e komisionit ku prezent ishte edhe Nurboja, Shala kishte deklaruar se gjithë kjo sitautë është skenar që Nurboja me u emëru ushtrues detyre.
“Paralajmërimi im i djeshëm në mbledhje të Komisionit të Buxhetit, për skenarin e mazhorancës për kapjen e BQK-së, gjë që u vërtetua sot”, ka shkruar Shala.