08:12 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Ferat Shala merr mbështetje nga banorët në Fushticë dhe Komoran

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala mbrëmë ka marrë mbështetje nga banorët me Fushticë dhe Komoran, shkruan IndeksOnline.

Shala tha se të dy këto vendbanime u rreshtuan me partinë e fitimtarëve.

Ndërsa shtoi se se ata u bashkuan për t’iu përgjigjur me zë të fuqishëm padrejtësisë ndaj UÇK-së; ndaj Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit.

Postimi i plotë:

Fushtica dhe Komorani edhe sonte, sikurse çdo herë, u rreshtuan me partinë e fitimtarëve.

Mikpritja e këtyre dy vendbanimeve na bën edhe më të përkushtuar në përmbushjen e objektivit tonë: fitoren dhe qeverisjen e Kosovës në 4 vitet e ardhshme.

Qytetarët e Fushticës dhe Komoranit të bashkuar për t’iu përgjigjur me zë të fuqishëm padrejtësisë ndaj UÇK-së; ndaj Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit.

Fushtica dhe Komorani të bashkuar dhe të mobilizuar për PDK-në, për ta vazhduar më tej rrugën e lirisë dhe të shtetndërtimit.

#PDK134 #FeratShala14