75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / k.v

Ferat Shala: Pritnim shuarjen e AKP-së, por ministri Murati ndau mbi 757 mijë euro për paga dhe mëditje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka deklaruar se ministri Hekuran Murati me vendim të veçantë i ka ndarë Agjencisë Kosovare të Privatizimit 757.802 euro për paga dhe mëditje, për muajt Nëntor-Dhjetor 2022.

“Në vitin kur të gjithë ne pritnim shuarjen e AKP-së, Qeveria dhe bordi i AKP-së kishin nxjerrë rregullore të re dhe kishin miratuar vendimin për uljen e pagave. E vërteta del që AKP gjatë tërë vitit 2022 kanë realizuar pagat e njëjta, pa i zbritur ato fare”, ka thënë Shala.

Si rezultat i lojërave propagandistike, sipas Shalës, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve i nxjerrë nga Bordi i AKP-së.

Ai ka thënë se Bordi i AKP-së po vazhdon shitjen e aseteve nacionale, me të njëjtën metodologji, me të njëjtën praktikë, pa ndryshuar asgjë nga praktikat e kaluara./IndeksOnline/