75 Mall Live Search
20:25 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Ferat Shala shpalosë programin e PDK-së në fshatin Çikatovë e Vjetër

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vijuar turin e tij elektoral, sa i përket kandidmit për deputet, duke shpalosur një pjesë të programit të kësaj partie në fshatin Çikatovë të Vjetër.

Postimi i plotë i Ferat Shalës:

Bashkë me kolegët kandidatë për deputet dhe strukturat tjera të Partisë Demokratike të Kosovës, sonte në Çikatovë të Vjetër shpalosëm një pjesë të programit zgjedhor #Rimëkëmbje.

#Rimëkëmbje ka për synim t’i vë në lëvizje potencialet njerëzore dhe ekonomik për ta fuqizuar vendin tonë pas dëmeve të mëdha që pësoi nga keqqeverisja dhe pandemia.

Çikatovasit janë të bindur se PDK-ja me programin #Rimëkëmbje është alternativa e vetme politike e cila e ofron Kosovën më afër bashkësisë së popujve dhe shteteve europerëndimore.