75 Mall Live Search
14:20 / E Premte, 13 Shtator 2024 / S Z

Ferat Shala: S’përjashtohet mundësia që Kurti ta luajë kartën e fundit elektorale me rritje pagash

Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se shpreson se qeveria do t’i rrisë pagat, duke e parë këtë si një mundësi për të kompensuar mungesën e arritjeve të tjera të premtuara.

Shala ka vënë në dukje se në një situatë ku qeveria nuk ka përmbushur premtimet e tjera, mund të përdorë rritjen e pagave si një strategji elektorale për të rritur mbështetje dhe për të manipuluar opinionin publik.


‘’Besoj dhe shpresoj që qeveria do të rrisë pagat pikërisht për faktin se i mungojnë të gjitha të arriturat tjera të premtuara dhe tanimë i vetmi aset i ka mbetur të operojë me financa dhe paranë publike e në këtë relacion edhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta luajë kartën e fundit elektorale me rritje pagash”, përfundoi Shala.