19:04 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Ferat Shala takohet ne mikun dhe bashkëluftëtarin, Shaban Bujupi

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në kuadër të fushatën elektorale për zgjedhje e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkrut ka vijuar që të takojë miqtë e tij.

“Tregimi për Shaban Bujupin është çdo herë frymëzim e inspirim. Të rralla janë ato familje si e Shaban Bujupit që u vu e tëra në shërbim të luftës çlirimtare. Gjatë tërë luftës kjo familje ishte e mobilizuar tërësisht, edhe me fuqinë njerëzore, edhe me ekonominë familjare”, ka bërë të ditur Shala në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se Shaban Bujupit pak iu duk pushka e vet; ai shumë shpejt në luftë e mori edhe të birin – Besirin, si dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së ngushtë por edhe të gjerë Bujupi.

“Babë e djalë luftuan bashkë në çdo istikam, me nderë e heroizëm, deri në çlirimin e plotë të vendit. Me Shaban Bujupin kemi fituar shumë beteja të luftës, ndërkaq bashkë do t’i fitojmë edhe betejat e paqes. Ashtu siç ishim të bashkuar në luftës, sot jemi bashkë në procesin e mundimshëm të shtetndërtimit”, ka theksuar Shala.