Ferat Shalal i PDK-së: Çka po ndodh në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë?

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka pyetur se çka po ndodh në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë?.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka folur rreth përgjegjësive të këtij dikasteri qeveritar.
Postimi i plotë:
Çka po ndodh në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë?
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është një nga dikasterët më të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës.
Puna dhe përgjegjësia e kësaj ministrie është shumë e ndjeshme dhe e ndërlidhur me një varg sektorësh zhvillimor. Nisur nga kjo, edhe trajtimi i kësaj ministrie do të duhej të ishte me prioritet të lartë.
Janë ndarë dhe po shpenzohen dhjetra miliona euro të buxhetit të shtetit në projekte të ndryshme pa ndonjë rezultat konkret. Po ashtu dhjetra miliona euro kredi nga Banka Botërore, janë ridestinuar dhe shpenzuar në mënyrë të paligjshme.
Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe dhjetra miliona euro janë ndarë për rezervat shtetërore që menaxhohen nga kjo ministri, pa ndonjë transparencë. Edhe përkundër këtyre investimeve dhe projekteve, rezultatet nuk duken askund.
Mungesa e rezultateve të kësaj ministrie, dhe gjeneza e problemit duket të jetë e lidhur me kuadrin profesional, që duhet të ndërruar sipas direktivave të udhëheqjes politike dhe interesave partiake.
Andaj, po bëhet rreth një vit që nuk kanë së ndaluri tendencat për të realizuar një spastrim kadrovik. Si duket, tashmë është bërë gati terreni për veprim.
Synimi është për të vënë nën kontroll shtatë agjencionet e Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilat ka një kohë të gjatë që funksionojnë me zëvëndësues të kryeshefave/drejtorëve të përgjithshëm.
Në këtë listë të agjencive që janë pjesë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe që aktualisht funksionojnë me zëvëndësues janë:
- Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës;
- Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë;
- Agjencia Kosovare e Standardizimit;
- Inspektorati i Tregut;
- Agjencia e Metrologjisë së Kosovës;
- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës;
- Agjencia për Pronësi Industriale.