12:55 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ferat Shala: Në mandatin e ardhshëm, do të vazhdojmë investimet për mbrojtjen e mjedisit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala është zotuar se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë do të vazhdojnë me investime për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha fushat.

Ai ka treguar edhe projektet konkrete, për të cilat do të angazhohen t’i realizojnë për mjedisin, transmeton Indeksonline.

Shala ka theksuar se edhe gjatë kohës sa ka qenë Ministër ka realizuar projekte dhe se gjendja e lumenjve është përmirësuar dukshëm.

Postimi i plotë:

Në vitin 2017 në kohën kur isha ne detyrën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, filluam projektet për rregullimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës, dhe e dhjetëfishuam buxhetin për këtë sektor.
Miliona euro u investuan për rregullimin e shtratit të Lumit Drenica, Lumit Klina dhe shumë lumenjve tjerë nëpër Kosovë.
Sot shumica e këtyre projekteve janë drejt finalizimit dhe gjendja e lumenjve është përmirësuar dukshëm.
Zotohemi se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, me Kadri Veselin kryeministër, do të vazhdojmë investimet për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha fushat.
Do të angazhohemi me projekte konkrete për:
Ngritjen dhe funksionalizimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura;
Ngritjen dhe funksionalizimin e qendrave për riciklimin e mbeturinave dhe kapaciteteve komunale për ndarjen e mbeturinave në burim;
Zgjerimin e rrjetit të kogjeneritmit dhe kapaciteteve tjera për ngrohje publike në zonat e mëdha urbane;
Rritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme;
Rehabilitimin e zonave të ndotura nga mbetjet industriale;
Ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë natyrore në funksion të zhvillimit të ekoturizmit.
Zotohemi se do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.