18:37 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

Ferati apo Berisha, cili mori më shumë vota me kusht në Istog?

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka nisur numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve për Komunën e Istogut, më së shumti vota ka marrë kandidati i LDK-së, Ilir Ferati. Ai mori 131 vota.

Pas tij është Bekë Berisha i AAK-së.

Edhe për kuvend komunal, këto dy parti ishin më të votuara./Indeksonline/