75 Mall Live Search
23:01 / E Martë, 30 Shtator 2025 / MSH

Ferati fajëson qeverinë Kurti për mungesë të ujit të pijshëm në disa fshatra të Istogut

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka fajësuar qeverinë Kurti për mungesën e ujit të pijes në fshatrat e krahinës lindore të kësaj komune.

Ferati ka bërë të ditur se si Komunë kanë bërë të gjitha investimet e nevojshme për të siguruar ujë të pijshëm nga ujësjellësi për qytetarët e Istogut, mirëpo ai thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga kompania rajonale Hidrodrini.

I ftuar në emisionin “VV Show me Vehbi Kajtazin e Visar Ymerin”, Ferati ka deklaruar se për shkak të interferencave politike në kompaninë rajonale të ujësjellësit disa nga fshatrat e Komunës së Istogut kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

“Fshatrat e pjesës lindore të Istogut që kufizohen me Komunën e Skenderajt kanë pasur probleme me furnizimin e ujit të pijshëm. Ne kemi probleme të jashtëzakonshme me ndërmarrjen rajonale Hidrodini e cila ndërmarrje udhëhiqet nga një bord të cilin e cakton qeveria dhe nga një kryeshef që emërohet po nga ai bord. Kemi probleme edhe me pjesën e njësisë së Istogut që për herë të parë fatkeqësisht ka pasur intereferenca politike”, ka deklaruar Ferati në VV Show.

Ai ka bërë të ditur se si Komunë i kanë përfunduar të gjitha përgjegjësitë që i takojnë me ligj.

“Gatishmëria jonë ka qenë sigurimi i gypave në mënyrë që ata të kryejnë punët tjera që i takojnë me ligj. Problemi është te lidhjet ku kemi bërë kërkesa prej 15 herë për me i furnizu qytetarët normal që të mos krijohen shfrytëzues ilegal të ujësjellësi dhe e dyta që me fillu menjëherë me pjesën e lidhjeve, sepse sistemi po funksionin dhe i bie që vetëm pjesa e Hidrodrinit nuk është duke funksionuar”, ka thënë Ferati.